Edhe Ristovski si Gruevski: Rrisni lindshmërinë
"Familjet duhet ta kuptojnë rrezikun e zvogëlimit të popullsisë me të cilin do të ballafaqohemi në 50 vitet e ardhshme kur fëmijët tanë do të jetojnë në rrezik ku do të ekzistojë sistem i paqëndrueshëm ekonomik dhe pensional"/

Ky ishte paralajmërimi i misnitrit për Punë dhe politikë Sociale, Spiro Ristovski. Ai u shpreh se Qeveria do të punojë në pakon e masave të reja dhe aktiviteteve të cilat duhet të ndihmojnë në rritjen e natalitetit në Maqedoni, raporton Zhurnal.

"Qeveria vendosi masa të ndryshme ekonomike, por në pesë vitet e fundit analizat tregojnë se stimulimi ekonomik nuk është çdo herë mënyra bazë në të cilin mund të stimulohen familjet. Këtë çështje secila familja duhet t’ia parashtrojë vetes për shkak se masat që i zbatojmë për fëmijën e tretë, librat falas dhe transporti i nxënësve janë masa të cilat ndihmojnë vetëm në familje të caktuara", u shpreh ministri Spiro Ristovski. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori