Edhe portalet do të monitorohen gjatë zgjedhjeve të 24 Prillit
Agjencia për media gjatë kohës së zgjedhjeve, përveç gazetave dhe televizioneve, merr për detyrë që të monitorojë edhe portalet. Kjo është regullativa e mediave në internet me të cilën kanë rënë dakord partitë kryesore politike.

Kontrolli ndaj portaleve është marë si detyrë pas raportit të OSBE-së në të cilën janë vërejtur shumë shkelje.

Siç dihet, Shoqata e gazetarëve në Maqedoni e ka përkrahur ligjin për mediat por portalet as që përmenden në ligjin e ri për zgjedhjet.

Në ndyrshime haset vetëm se Agjencia për media duhet që në afat prej 60 ditësh nga ndryshimi i ligjit që të përgatisë metodat për monitorimin e mediave e cila do të vlejë për të gjithë, shkruan Dnevnik, përcjell Zhurnal.

Nëse nuk ka ndonjë definicion për mediat elektronike atehërë si Agjencia për media do të vlerësojë se cili është portal dhe cili jo?

Ajo që është më interesante në nenin me të cilin definohet se sa është pagesa që duhet bërë partitë politike në mediat nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, portalet janë të lëshuara për kampanjë politike. Neni 75 thotë se, taksa tadiodifuzive dhe reklama politike nuk mund të emitohen, të emitohet kampanjë politike përvec ndonjë emetimi të shkurtër apo ndonjë pjese të kandidatit të pavarur. /albeu.com/


Shtuar më 12/11/2015, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori