Edhe pak nënshkrime dhe Reka bëhet kandidat për president
Në 29 pika grumbulluese, kandidati i pavarur Blerim Reka, vetëm më 3 mars ka arritur të grumbullojë mbi 8500">8500 vota, ndërkohë që deri në fund të ditës, në Shtabin zgjedhor të profesor Rekës, janë të bindur se do të tejkalohet numri prej 10 mijë i nevojshëm për të regjistruar kandidaturën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Florim Hasani, shef i Shtabit zgjedhor thotë për gazetën KOHA se numri prej 10 mijë do të tejkalohet, ndërsa jozyrtarisht, deri në mesditë, ishin grumbulluar mbi 8500">8500 vota.

Ndërkohë, vetëm më 3 mars, në Pollog ishin grumbulluar mbi 3.500 vota. Bëhet fjalë për zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Jegunoc, Bogovinë dhe Bërvenicë, ndërsa Arben Fejzuli, udhëheqës i kësaj zyre, ka thënë se gjithsej në gjashtë komunat e Pollogut, të drejtë vote kanë 183 mijë e 8 votues.


Shtuar më 04/03/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori