Dëmtohet lojtari i Real Madrid, rrezikon Kupën e Botës

Dani Ceballos rrezikon seriozisht të humbasë Botërorin në Katër.

Mesfushori i Real Madrid u zëvendësua të dielën e kaluar në ndeshjen ndaj Osasunës për shkak të një problemi fizik.

Sot lojtari iu nënshtrua testeve të para fizike dhe sipas asaj që raportohet nga “Cadena Cope”, testet raportuan një dëmtim në muskulin gjysmë tendinoz.

Testet e mëtejshme do të kryhen nesër për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit, ku lojtari rrezikon të qëndrojë jashtë të paktën deri në dhjetor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.10.2022 21:00