Edhe një fletë-arrest për Gruevskin
Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, duke vepruar rreth propozimit të Prokurorisë Speciale Publike në lëndën e quajtur “Talir”, mori vendim, me të cilin e bëri pranoi propozimin dhe të pandehurit Nikolla Gruevski i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e gjetjes së tij, respektivisht nga privimi nga liria.

Këshilli penal pranë kësaj gjykate veproi rreth propozimit dhe e solli vendimin e lartpërmendur pas shkresës së marrë nga kryetari i Kuvendit të R. Maqedonisë, i cili në gjykatë është pranuar sot, ndërsa me të cilin njoftohet këshilli se në bazë të Raportit të Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Kuvendi i R. së Maqedonisë, konform nenit 54 paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit të R. së Maqedonisë e ka aprovuar kërkesën e këshillit penal pranë kësaj gjykate për miratimin e masës së paraburgimit kundër N.G. deputet në Kuvendin e R. së Maqedonisë”, theksojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të apelit në afat prej 24 orëve deri te Gjykata e Apelit-Shkup.


Shtuar më 29/11/2018, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori