Zjarr në një shkollë fillore në Ballsh, dyshimet e para

Një klasë në një shkollë 9-vjeçare në Ballsh është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të martë. Zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësja në kohë, duke shmangur kështu përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të shkollës.

Për fat të mirë në shkollë nuk ka pasur nxënës, pasi shkollat janë mbyllur për festat e fundvitit që prej 27 dhjetorit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy banga, ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është parë nga banorët, ndërsa dhe nuk dihet nese ka pasur roje apo jo në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

Ndërkohë vetëm një banke është djegur të cilën policia e ka nxjerrë në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave. Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.