Shtyhet sërish seanca për dosjen “184” të Dibrës

Seanca për dosjen “184” të Dibrës është shtyrë sërish.

Mësohet se Nuri Meda dhe Drini Gjeci, të akuzuar për ndikim te votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.

Ndërsa seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.


Shtuar 8.07.2021 14:16