Lideri i VMRO-DPME-së,
Hristijan Mickoski akuzohet se ka marrë rreth 33 mijë metra katror tokë me qira në pronësi të shtetit, në kohën kur ishte këshilltar për energjetikë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Siç njofton zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së Konstandin Konstandinov, Micksoki tokën e ka marrë për ndërtim të një hidrocentrali.
“Toka në pronësi të Republikës së Maqedonisë nga Qeveria e Gruevskit, i është caktuar konsorciumit në të cilin është kompani me të cilën udhëheq
Mickoski, Energotech DOO Shkup. Ky është një konflikt klasik i interesit. Në atë kohë, dhjetor 2015,
Hristijan Mickoski ishte këshilltar i kryeministrit të atëhershëm të Qeverisë, Nikola Gruevski “, tha
Kostadinov.
Kostadinov tha se pret që të reagojnë institucionet përkatëse për siç thotë konfliktin klasikt të interesit që e ka bërë
Mickoski.
Shtuar më 28/10/2018,
ora 14:37