Përfaqësues të Shoqatës së
Gazetarëve të Maqedonisë morën pjesë në grupin e punës për
ndryshime dhe plotësime të Kodit
Penal, ku u shqyrtuan rekomandimet e SHGM-së për
ndryshime të Kodit
Penal në pjesën për mbrojtje të
gazetarëve dhe punëtorëve mediatik gjatë kryerjes së obligimeve të tyre
profesionale.
Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski kërkoi futjen e veprave të reja penale në Kodin
Penal siç janë: “Parandalimi i
gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre
profesionale” dhe “Sulmi mbi
gazetarëve gjatë kryerjes së obligimeve të tyre
profesionale”, gjegjësisht plotësimin e dispozitave ekzistuese në ligjin që kanë të bëjnë me kërcënime dhe sulme fizike, duke përfshirë këtu edhe vrasjen.
Sipas tyre, me këto propozim
ndryshime, çdo person që do t’i kërcënohet ose do sulmojë ndonjë gazetar, punëtor mediatik ose person të afërt të tyre për shkak të kryerjes së detyrave
profesionale gazetareske do të dënohet me dënim më të madh nga Gjyqi. Përveç kësaj, sië thonë nga SHGM, për një pjesë të këtyre shkeljeve të të drejtave prokuroria do të ndërmerr përmasa sipas detyrës zyrtare në vend të praktikës së deritanishme nëpërmjet të padive private nga ana e
gazetarëve.
“Qëllimi i këtyre ndryshimeve në Kodin
Penal është të parashtrohet sistem më efikas për mbrojte të
gazetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë të destimulohen sulmuesit e mundshëm në të ardhmen. Me ndryshimet e propozuara ekipet gazetareske do të fitojnë mbrojtje të zmadhuar gjatë kryerjes së obligimeve të tyre
profesionale, ngjashëm sikur personat zyrtarë. Mbrojtja e tillë do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane si dhe në pajtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa në kontekstin tonë lokal, mbrojtja e tillë është më se e duhur”,thonë nga SHGM.
Grupi i punës për
ndryshime të Kodit
Penal është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe është i udhëhequr nga akademiku Vllado Kambovski. Në periudhën në vijim pritet të mbahen edhe takime të tjera në të cilat do të harmonizohen ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji.
Shtuar më 19/10/2018,
ora 16:52