Edhe kunati i Ivanovit i ka blerë dy banesa në Vodno
Përveç presidentit Gjorge Ivanov, në të njëjtën ndërtesë në Vodno, dy banesa i ka blerë edhe kunati i tij. Në kontrollin e detajuar të të dhënave për parcelën kadastrale deri tek e cila ka ardhur Televizioni 24 me kërkesë për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, thuhet se në afërsi të djalit të Ivanovit jetojnë edhe kushëririt e tij, njofton Portalb.mk.

Në katin e dytë ku ndodhet edhe banesa më e madhe e Ivanovit, kunati ka blerë banesë me madhësi prej 109 metër katrorë, ndërkaq banesa e dytë është me madhësi prej 96 metra katrorë. Të dy kanë nga një garazh.

Ndryshe, presidenti i shtetit në largim Gjorge Ivanov, ka blerë dy apartamente në Vodno, të cilët në Kadastër janë regjistruar në emër të të birit. Në dokumentacionin kadastral, thuhet se për të dy apartamentet ekziston para-kontratë për shit-blerje, sepse ndërtesa është ende në ndërtim e sipër.

Njëri nga dy apartamentet Ivanovit është me sipërfaqe prej 131 metra katrorë dhe ndodhet në katin e dytë të ndërtesës së re në rrugën Salvador Alende. Apartament i dytë është në të njëjtën ndërtesë, por më së larti, një papafingo me sipërfaqe prej 91 metra katrore. Papafingo është në dy nivele, me mure të mëdha prej qelqit nga ku shihet i gjithë qyteti. Përveç dy apartamenteve, në pronësi të djalit të presidentit është edhe një garazh prej 23 metra katrorë.

Disa fqinjë thonë se zonjën e parë dhe djali i saj kanë ardhur rregullisht për të parë banesat e reja. Presidenti më rrallë. Por atë shpesh e kanë vërejtur duke e vëzhguar ndërtesën së bashku me sigurimin e tij nga kodra e kundërt, ku praktikisht mbaron oborri i pallatit presidencial.
Shtuar më 19/03/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori