Edhe "Ibar" nuk është i vërtetë
Pëlqej
Komisioni i lustracionit në Maqedoni pritet të vendos për fatin e dosjes “Ibar”, e cila sipas disa funskionarëve të BDI-së, kishte për qëllim të diskreditonte liderin e tyre, Ali Ahmeti.

Komisioni për verifikimin e fakteve pritet që këtë dosje ta shpallë si jo relevante, për faktn se të dhënat e marra nga e ashtuquajtura dosje ‘IBAR” , nuk mund të verifikohen për shkak se bëhet fjalë për fotokopje dhe jo origjinale.

Fotokopjen të cilën deri te Komisioni e ka dorëzuar ditë më parë një qytetar nga fshati Poroj i rrethit të Tetovës, me inicialet B. A., lustratorët e llogarisin si jo jorelevante dhe me këtë ndërpresin procedurën e shqyrtimit të mëtejmë .

Dosja “Ibar” u publikua kohë më parë nga një e përditshme maqedonase, ku në mënyrë të zgjeruar përshkruhen aktivitetet dhe fushëveprimi i bashkëpunëtorit.
Ndryshe, “Ibar”, që thuhet se është i lindur në Zajas, kishte vepruar në Zvicër, në mesin e emigrantëve shqiptarë. Aktivitetet e tij kanë qenë të bashkërenduara me bashkëpunëtorin “Daja” dhe “Strelac”, ndërsa ato kanë pasur për qëllim informimin e shërbimeve serbe lidhur me veprimin e aktivistëve për pavarësinë e Kosovës, siç janë Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Agim Çeku, Jakup Krasniqi, Azem Syla – daja i Hashim Thaçit, Abaz Zerja, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Bardhyl Mahmuti, Emrush Xhemaili dhe të tjerë. (ina)
Shtuar më 09/11/2010, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori