Edhe Gostivari me "Unitet"
Partia politike “Uniteti” mbrëmë në qytetin e Gostivarit themeloi degën e saj për këtë komunë. Kuvendarët e Gostivarit në mënyrë aklamative zgjodhën për Kryetare profesoreshën dhe doktorante shkencash Mujeser Iljazi, e cila njëherit është edhe pasardhësja e drejtpërdrejtë e figurës emblematike të Gostivarit, Xhemë Hasa Gostivari.

Kryetarja e sapozgjedhur u zotua para të pranishmëve se bashkarisht me të gjithë gostivarasit dhe me kryesinë e “Unitetit” do të mundohet t’ia ktheje këtij qyteti si dhe të gjithë shqiptarëve në vend dinjitetin që ata pa të drejtë e kanë humbur si dhe të ofrojë standarde europiane për jetë.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i partisë Gjeneral Gëzim Ostreni, potencoi nevojën e mobilizimit të shqiptarëve pasi që, sipas tij, gjendja momentale është më e vështirë se ajo e paraluftës dhe nevojitet aktivizim i çdo potenciali për tejkalimin e situatës së rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2016, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori