Ministri i shëndetësisë Venko
Filipçe ka deklaruar se nga sot do të jetë në
izolim shtëpiak, pasi tek kryetari i Komunës së
Kumanovës me të cilin dje kishte kontakt, është diagnostikuar me koronavirus.
“Pas informatës se kryetari i Komunës së
Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në
izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët.
Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme. Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për verimet e mëtejme, mbetem në
izolim shtëpiak”, ka shkruar Venko
Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Shtuar më 16/04/2020,
ora 15:38