Edhe 30 ditë paraburgim për Hisen Musliun
Pëlqej
Hisen Musliu
Hisen Musliut i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë. Musliut nuk iu pranua as kaucioni në vlerë prej 250 mijë eurove, kështu që vazhdon të mbetet në paraburgim.

Siç njofton Alsat-M, Musliut i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë për vepra tjera, për të cilat nuk dihet nëse janë apo jo të lidhura me "Dosjet".

Ndryshe Musliu u arrestua më 22 nëntor të këtij viti nën dyshimin se ka fabrikuar dosjet për funksionarët e lartë të BDI-së.
Shtuar më 30/11/2010, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori