Edhe 16 vjeç me makinë
Të rinjtë në moshën 16 vjeçare do të mund të shfrytëzojnë të drejtën për tu pajisur me patentën e shoferit.

Sipas agjensisë INA, kjo bëhet e ditur me ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, dhe që kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe pritet të miratohen gjatë kësaj jave nga ana e Qeverisë.

Megjithatë, të rinjtë e kësaj moshe do të kenë disa kufizime dhe orë plotësuese: ata mund të vozisin vetëm makinat me fuqi më të vogël, në rrugët e hapura duhet patjetër në makinë të jetë i pranishëm edhe një vozitës i pjekur, nuk lejohet drejtimi i makinës nga ora 20 deri në orën 05.00 të mëngjesit, përveç se shoqërimit me prindër që ka kategorinë B të vozitjes, shpejtësia e kufizuar deri në 60 në ambiente të banuara dhe 100 në rrugë të hapura si autostrada. Vozitësi 16 vjeçar nuk ka të drejtë për dy vjet, pra deri në moshën 18 vjeç të drejtoj makinën jashtë qytetit dhe vendbanimit ku jeton.

E drejta e pajisjes me patent shoferi nga mosha 16 vjeç praktikohet në SHBA, Kanada si dhe Bullgari, ndërsa në vendet e BE-së kjo e drejtë është në moshën 17 vjeçare.
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori