Eco Guerilla kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev
Pëlqej
Lëvizja Qytetare "Eco Guerilla" publikisht kanë kërkuar takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Durakun me qëllim që të bisedojnë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësore.

Në vijim keni kërkesën e plotë të "Eco Guerilla" për takim me Zoran Zaev:


"Drejtuar z. Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

KËRKESË PËR TAKIM


I nderuar kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” kërkon të realizojë një takim pune me Ju, dhe me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të diskutuar bashkë çështjet me rëndësi në mbrojtjen e mjedisit.

Duam që t’ju njoftojmë personalisht se gjatë 4 viteve të kaluara, organizata e jonë ka qenë e mobilizuar për këtë të drejtë themelore qytetare. Falë ngritjes së vetëdijes dhe zbatimit të ligjit, sot Tetova ka ajër për 56% më të mirë krahasuar me kohën kur punonte ndotësi kryesor.
Çështje për tu diskutuar janë edhe masat urgjente që duhen ndërmarrë për të arritur një mjedis edhe më të pastër jetësor jo vetëm në Rajonin e Pollogut por edhe në nivel nacional.

Lëvizja “Eco Guerilla” shpreson që të vazhdojmë dialogun e filluar për të kapërcyer këto sfida dhe për t’i siguruar gjithë qytetarëve të Maqedonisë një jetë më të mirë në këtë vend. Ne mbetemi të përkushtuar në mënyrë të prerë dhe nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje në kurriz të shëndetit të banorëve tanë".
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori