E zë korenti, humb jetën një elektriçist në Strugë
Pëlqej
Një 44-vjecar nga Struga, ka humbur jetën teksa po rregullonte rrjetin elektrik në një shtëpi.

Edhe pse është dërguar me shpejtësi në spiatin e Strugës, 44 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë.

MPB njoftoi se 44-vjeçari G.M, së bashku me vëllain e tij A.M dhe personin M.P të gjithë të punësuar në “AMG Dizajn 2013” kanë vendosur ulluk në një shtëpi në Strugë, me ç’rast me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2.5 metra nga tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë nga çatia. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori