E zë korenti gjatë punës, ndërron jetë punëtori në Strugë
Pëlqej
Një punëtor ndërtimor ka humbur jetën nga goditja elektrike dje teksa vendoste ullukë të një shtëpi në Strugë.

MPB njoftoi se dyzet e katërvjeçari G.M. së bashku me vëllain e tij A.M. dhe me M.P., të gjithë të punësuar në "AMG Dizajn 2013", kanë vendosur ullukë në një shtëpi në Strugë, ku me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2,5 metra në tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë.

Nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore i është dhënë ndihmë mjekësore, dhe është transferuar në spitalin në Strugë, ku është konstatuar vdekja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë së Strugës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të vdekurit i është dorëzuar familjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori