E vërteta për "Kumanovën": Policët u vranë nga kolegët e tyre
Është zhvilluar sot seanca e radhës e "Grupit të Kumanovës", ku kanë dëshmuar komandant Sokoli. Gjatë dëshmisë së tij, Komandant Sokoli ka thënë se Ndreçaj dhe Beg Rizaj, të cilët sipas gjykatës janë organizatorët e "përplasjes", kanë mobilizuar grupin në Lagjen e Trimave dhe se ditën e 9 maj rreth orës 5 të mëngjesit, ai si të gjithë banorët e lagjes, janë zgjuar nga krismat e policisë.

"Gjatë bisedave disa herë kam tentuar që Mirsad Ndreçajn ta bind të largohet. Ata kategorisht kanë refuzuar mendimin tim", tha Sokoli.

Sipas dëshmisë së Sami Ukshinit, Shefqet Kallaqi, (anëtar i grupit), ka kontaktuar me OSBE-në për të parashtruar kërkesën se dëshiron të dorëzohet, megjithatë përfaqësuesit e OSBE-së i kanë thënë se, pas tre orëve bisedë me policinë, policia nuk ka marrë parasysh kërkesat e grupit për dorëzim.

Dorëzimi i parë i tyre ka ndodhur rreth orës 19 më 9 maj.

Gjatë dëshmisë së tij Ukshini tha se policët janë vrarë nga vetë kolegët e tyre gjatë sulmit me armatim tejet të rëndë dhe jo të kontrolluar.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ndjehet fajtor për viktimat dhe se nuk e pranon aktakuzën si grup terrorist. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori