E tmerrshme, kërkojnë amnisti edhe personat që tentuan të vrisnin Selën
Sot skadon afati për dorëzim të kërkesave për amnisti për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Deri më sot, në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 38 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit në disa raste të cilat kanë të bëjnë me 27 prillin.

Në mesin e tyre që kanë kërkuar amnisti janë deputetët Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, por edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski – Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kanë dorëzuar edhe Boris Damovski, njëri nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe kolegu i tij, Igor Durllovski.

Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët në mesin e 33 të akuzuarve për 27 prill, në seancën e fundit deklaruan se nuk do të kërkojnë mëshirë, por drejtësi.

Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.

Të akuzuarit mund t’i dorëzojnë kërkesat për amnisti personalisht ose nëpërmjet postës. Pas skadimit të afatit për dorëzim të amnistisë, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej 5 ditëve të përgjigjen në lidhje me atë se kush do të falet, e kush jo.
Shtuar më 25/12/2018, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori