E ti, çfarë lloji je?
Kam menduar shumë gjatë, që ky shkrim mos të ketë kahje paragjykuese ose dikush të ofendohet. Qëllimi im që e shkruaj dhe i radhis këto katër llojet është të ju udhëzoj juve që të hapni sytë dhe të mendoni dy herë para se të bëni diçka për dikënd. Më mirë dhe më drejtë është që para veprimit të mendoni disa sekonda se kujt i bën mirë vepra juaj. Dua ta potencojë se gjithçka çka shkruaj është përgjegjësi e imja ndërsa atë që ju e mendoni ngelet në llogarinë tuaj. Edhe kjo është mirë. Urime, ju keni filluar të mendoni!

Maqedoni ekzistojnë shumë parti politike të shëndrruara në grupe klanoro-fisnore të cilat veprojnë vetëm për interesa të ngushta familjare. Në Maqedoni nuk bëhet politik por bëhet biznes. Lloji i parë i njerëzve që ekzsitojnë në Maqedoni janë ato që jetojnë me dhe për partitë politike. Ata fitojnë por edhe japin shumë për nënën parti. Ata punësojnë të afërmit por njejtë edhe ato të afërm i nxjerrin nëpër mitingje e tubime. Pra ky grup është i madh dhe ju këshilloj që as mos ta mendoni të jeni në ndonjërin nga rrethet e errëta politike për të qenë kukullat e tyre.

Gjithashtu kemi edhe grupën e dështuar që nuk patën sukses në luftën me bërryla për të fituar dhe për të dhënë për nënë parti (grupi i parë). Ata nuk dëshpërohen dhe nuk heqin dorë, Janë shumë luftarak dhe mundohen të jenë në lojë. E them se këto janë shumë të rrezikshëm. Këto njerëz pranojnë që të kenë në krah edhe më të rrezikshmin për të arritur qëllimin, pushtetin e pistë dhe karriken e ngrohtë. Nëpërmjet fondeve dhe organizatave të dyshimta këto tipa njerëzish do ta arrijnë qëllimin. Ata janë në aksion për të ndryshuar gjërat, në të mirën e tyre, njejt si grupi i parë.

Vjen radha edhe për ata që janë shënjestra e dy grupeve të lartpërmendura. Vjen radha e qytetarëve të thjeshtë që pijnë makiato me dy lugë sheqer, me një ujë të vogël mineral dhe me qasje të lirë në internetin pa kufi që e shfrytëzon nga kafeneja. Këto njerëz janë masa më e madhe që e japin votën dhe i krijojnë grupet e lartpërmendura. Ndonjëhere këto edhe nuk mund të mbërrijnë fundin e muajit me buxhetin shtëpiak por nuk e kanë problem këtë sa e kanë problem të dalin nga zona e konfortit për të ndryshuar atë çka bëjnë dhe atë çka e mendojnë.

E të fundit janë “specie” të ralla në Maqedoni. Këto njerëz kanë qëllime dhe janë të organizuar për të arritur detyrat dhe obligimet që i ka vënduar në instance të ndryshme kohore. Suksesi për këto njerëz është i garantuar por duhet shumë durim dhe punë. Në Maqedoni këto njerëz nuk i quajnë përparimtarë por të humbur në dhomë pasi shoqëria nuk është mësuar që dikush të ketë sukses në punë pa ndihmën e prindërve dhe pa ndihmën e nënës parti.

Bëhu si këto njerëz o i nderuar lexues. Ndoshta një kohë nuk do të jetosh si të gjithë tjerët pasi do të kesh shumë punë por shumicën e kohës pastaj ti do të kesh shumë më shumë arritje, gëzim dhe rezultate si asnjë tjetër. Tani mund ta bëni zgjidhjen. E tani ti, çfarë lloji don të bëhesh? (Venhar Ramadani) /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori