E shumë përfolur për burrin Maqedons, Adelina vihet në siklet kur e pyesin çfarë gjuhe flet djali (VIDEO)
Këngëtarja Adelina Tahiri në një intervistë të dhënë për “Prive” ka folur lidhur me të birin, Jonin.

E pyetur se cilën gjuhë i flet të birit, Adelina u shpreh se po mundohej që t’i mësonte sa më shumë shqip, por gjuha që ai nuk evitonte ishte anglishtja.

"Djali im ka gjuhë të nënës shqipen, edhe pse nuk i ikim dot anglishtes. Sado që i flas shqip, ai shkon në çerdhe dhe ma kthen anglisht. Është një gjë që nuk i iket dot. Unë e flas Maqedonishten perfekt, ai do i mësojë të dyja. Kur jam vetë i flas shqip. Kur jemi familje i flas të dyja. Çfarëdo gjuhe që ai flas, në të njëtjën mënyrë ma kthen,"-tha Adelina.

Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Bashkëshorti i saj është Serjozha Markov, një nga avokatët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.

Shtuar më 06/04/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori