Një 21 vjeçar nga
Gostivari është arrestuar mbrëmë pasi bashkëshortja një vjet më e re e ka
denoncuar se me dhunë dhe kërcënime e ka detyruar të kryej marrëdhënie me shokun e tij prej të cilit ka marë para.
“Njëzetë vjeçarja nga
Gostivari, dje (15-janar) rreth orës 21 e 50 minuta, në SPB Tetovë ka
denoncuar se,
bashkëshorti i saj 21-vjeçar e ka kërcënuar dhe disa her e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij, i cili pas aktit i ka dhënë shumë të caktuar të parave”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Bashkëshorti i saj dhe shoku i tij 19-vjeçar nga
Gostivari, për shkak të dyshimeve për involvim në këtë rast, janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, ndërsa policia punon në zbardhjen e rastit shkruan shenjatv.
Ky rast është paraqitur në polici pasi paraprakisht 20 vjeçarja nga
Gostivari kishte shkuar në stacion për të
denoncuar bashkëshortin se gjatë orës 19 e 20 minuta, ndaj saj dhe nënës së saj 37-vjeçare, është kryer dhunë familjare nga
bashkëshorti i saj dhe tre persona tjerë nga
Gostivari, familjarë të tyre të moshës 23, 33 dhe 61 vjeçarë. Personat e involvuar në këtë sulm janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar. Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Shtuar më 16/01/2020,
ora 13:20