E RËNDË/ 17 vjeçari gjen të pajetë gjyshen në tualetin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup, ku një i mitur ka gjetur të pajetë gjyshen e tij.

Sipas MPB-së, dje rreth orës 18:30 në SPB – Shkup është denoncuar se në banjo në rrugën ‘Luka PGerov’ në Shkup, 17 vjeçari ka gjetur të vdekur dhe me lëndime në kokë gjyshen e tij E.T (81).

Nga mjeku është konstatuar vdekje ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Shtuar më 07/07/2020, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori