E pëson gruaja që komentoi "shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur"
Ministria e PunëveBrendshme do të dorëzojë padi përkatëse penale për një grua e cila nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes në bazë nacionale, gjegjësisht e ka shkruar frazën “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

“E informojmë opinionin se pas kontrolleve të kryerja në evidentimin personal të MPB-së është konstatuar se personi “Frosina Tina Martinovska” nuk punon në Ministrinë e PunëveBrendshme, ashtu siç është shkruar në një pjesë të mediave. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre rasteve. I ftojmë qytetarët që këto raste t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në adresën [email protected]”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi në fjalë, u bë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale, pasi që në profilin e saj, ajo vetë e ka shënuar se punon në Ministrinë e PunëveBrendshme. Me këtë rast, qytetarët kanë reaguar duke kërkuar ndëshkimin e së njëjtës.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.
Shtuar më 18/03/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori