E keqja e Maqedonisë nuk vjen nga Kosova
Gazeta "Nova Makedonija" në një shkrim të botuar të shtunën që e lamë pas me titull "Evropa ka krijuar krater në territorin e vet", shkrim që ka të bëjë drejtëpërdrejtë me Kosovën, ndër të tjera thuhet se "analizat e ekspertëve të Perëndimit thonë se burimi kryesor i përhapjes se radikalizmit islamik që rekruton përfaqësues të vet mes vehabistëve në Maqedoni gjendet në Kosovë. Si mike e Kosovës, Maqedonia duhet që me kujdes ta përcjellë gjendjen me radikalizmin në ish krahinën jugosllave, sepse ndikimi nga atje sidomos u ndje në vitin 2001 me përhapjen e krizës kosovare në Maqedoni".

Më pas në artikullin tendencioz dhe aspak profesional të gazetës maqedonase, të cituar nga "Kohamk", më tej shkrueht: "për t'u kuptuar rreziku nga përhapja e islamit radikal nga fqinji ynë verior, duhet të kihet parasysh edhe shoqëria kosovare. Kosova, sipas analistëve, është një shoqëria e pasuksesshme tranzitore, sepse atje ende jetohet në bashkësi fisnore, përkatësisht më shumë gjenerata jetojnë në një shtëpi. Njëkohësisht, Kosova është shoqëri e sekteve, një përmbledhje e rrymave dhe mësimeve të ndryshme të islamit. Sipas analistëve perëndimore, popullatën e përbëjnë 20 deri 25 për qind shiitë, po kaq janë vehabistë, kurse 50 deri 55 janë sunitë. Sipas disa treguesve me Kosovën qeverisin shiitët, të cilët janë nën ndikimin e shitëve të Iranit". Ndërkaq si kapak i gënjeshtrave të paskrupullta që kanë për qëllim vetëm përdhosjen e imazhit të Kosovës, artikullshkruesi konstaton: "për dallim nga Kosova, ku atakohen katolikët, në Maqedoni vehabistët para disa viteve i sulmuan xhamitë sunite".

Thua vallë se çdo gjë e keqe, çdo problem apo josukses i Maqedonisë varet nga Kosova? Apo siç është edhe shprehja popullore: Kur s'ke çi bën gomarit i bie samarit?

Kosova historikisht ka qënë burim i paqes dhe tolerancës ndërfetare dhe etnike. Kosova është një popull me synime perëndimore dhe nuk ka mbështetur asnjëherë radikalizmin në çdo fushë të shoqërisë së saj. Ato çfarë populli i saj i ka përjetuar asnjëherë nuk ka tentuar t'ua shesë popujve të tjerë, e mbi të gjitha Maqedonisë, në të cilën jetojnë qindra mijëra shqiptarë.

Shkrime të tilla tendencioze, që kërkojnë nxitje të urrejtes dhe minojnë paqen në rajon, nuk i shërbejnë aspak Maqedonisë, e cila si shtet "inekzistent" më parë duhet të mendojë të zgjidhë problemin e emrit, të vejë në zbatim Marrëveshjen e Ohrit, të mësojë një herë e mirë se ç'popull apo komb është, të pyesë klasën e saj politike për gjëndjen në të cilën ndodhet, të gjejë vrasësit e vërtetë të Smillkovcit dhe më pas të vejë gishtin mbi shtete dhe popuj të tjerë të pafajshëm.

"Islami midis shqiptarëve, turqve, boshnjakëve e të tjerëve në Kosovë është thjeshtë privat, jo i përzier me jetën tonë publike, sepse ka shqiptarë të orientimit të ndryshëm fetar (myslimanë, katolikë të krishterë, të krishterë ortodoksë e të tjerë) dhe me qëllim që të ruhet uniteti kombëtar, populli e trajton fenë si një çështje private. Por, kjo nuk do të thotë se institucionet nuk duhet t'u përgjigjen kërkesave të komuniteteve fetare", shprehet Habibe Berisha, teologe nga Kosova. /albeu.com/


Shtuar më 31/05/2012, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori