Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Vuçiç mbështet Thaçin në ndryshimin e kufijve
Pëlqej
Idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të korigjuar kufirin Kosovë-Serbi po e përkrah edhe homologu serb Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se duhet demarkacion me shqiptarët por kjo deklaratë është bombë pasi duket si një sinjal që Serbia do ta njohë Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se po angazhohet për demarkacion me shqiptarët në Kosovë.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për trazira”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë.
Shtuar më 09/08/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori