Nikolla Gruevski dënohet me burg
Gjykata Themelore Shkupi 1 sot në seancën përfundimtare për rastinTanku”, shpalli fajtor ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shqiptoi dënim me burg prej 2 viteve.

I akuzuari tjetër Gjoka Popovski u dënua me 6 vjet e gjysëm burg.

Ish kryeministri Gruevski nuk ishte prezent në seancën e sotme përfundimtare për rastin "Tanku" ku edhe iu shqiptua dënimi.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski, shkruan Zhurnal.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngritur gjithsej pesë aktakuza. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori