E FUNDIT/ Kosova merr vendimin e papritur për vrasjen e Ivanoviçit
Pëlqej
Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ka dërguar një përgjigje Ministrisë së Drejtësisë në Serbi lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Sipas medies serbe “Tanjug” Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Zyrën e Prokurorit të Beogradit në mënyrë që të ofrojnë të gjitha informacionet përmes të cilave do të mundë të kryhej një hetim i koordinuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe që sa më shpejt të zbulohen autorët e krimit.

Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë kosovare është dërguar përmes EULEX-it, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.
Shtuar më 22/01/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori