Gruevski kërkon t’i hiqet imuniteti i deputetit
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga Komisioni i Kuvendit për çështje mandatare dhe imunitet t’i hiqet imuniteti i deputetit.

Kërkesa e tij vjen pas akuzave që ngriti PSP-ja, nga të cilat në katër prej tyre Gruevski është i dyshuar direkt, Titanik për mashtrime zgjedhore, TNT për shkatërrimin e "Kosmosit", Tank për blerjen e Mercedesit) dhe Traektorja për ndërtimin e autostradës.

Opinioni këtë kërkesë të Gruevskit e vlerëson si tentim që të largohet nga debati në Komision dhe seancën plenare për akuzat ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, këtë mëngjes për Deutsche Welle deklaroi se nuk ka informacione se një kërkesë e tillë nga deputeti Nikolla Gruevski është dorëzuar në Komisionin e Kuvendit.

"Nëse një kërkesë të tillë është dorëzuar në Komision, atëherë procedura është e gabuar. Ajo së pari dorëzohet tek kryetari i Kuvendit, i cili më pas e dorëzon tek deputetët, që njëkohësisht do të thotë edhe urdhër për Komisionin përkatës të diskutojë për atë kërkesë", tha Xhaferi. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori