Gjykata vendosi nëse Gruevski do të ekstradohet në Maqedoni
Pavarësisht se u paraqit në gjykatë me duar të lidhura me pranga, të cilat i mbuloi me xhaketë, Nikola Gruevski nuk do të ekstradohetMaqedoni.

Ky është vendimi i gjykatës, e cila theksoi në vendim se kushtet e ekstradimit të tij nuk janë të vlefshme për shkak se sipas saj rrezikon të mos gjykohet drejtë, raporton Albeu.com.

Mëngjesin e sotëm gjykata dha urdhër për arrestimin e Gruevskit, i cili u përcoll deri në gjykatë me dy persona të sigurisë në Hungari.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut kërkon ekstradimin e Gruevskit me qëllim që ai të vuajë dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së, por edhe për organizimin e incidenteve në Kuvend më 27 prill 2017.
Shtuar më 27/06/2019, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori