Gjykata merr vendim, Gruevski të shkojë në burg
Pëlqej
Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e bërë nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për vendimin e lëshuar më herët ku ai dënohej me dy vite burg.

Gruevski u dënua për keqpërdorim të parasë publike. Ai kishte blerë një makinë të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe u është dorëzuar palëve, e që praktikisht Gruevski do të shkojë në burg, në momentin që e pranon vendimin, shkruan b92.

Sot Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit për Gruevskin, por për një gjë të tillë nuk kanë votuar shumica e deputetëve.

Edhe përkundër kësaj Gruevski pritet që të marrë pagën prej deputeti edhe gjatë kohës sa do të jetë në burg.


Shtuar më 09/11/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori