Dështoi me negociatat, Zoran Zaev shpall zgjedhje të parakohshme (VIDEO)
Ashtu siç e paralajmëroi edhe agjencia e lajmeve ANSA, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme. Para dy ditësh Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.
Shtuar më 19/10/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori