Aksidentohet avioni i kompanisë që fluturon edhe në Shqipëri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një avion i kompanisë Pegasus që fluturon edhe nga Shqipëria ka dalë nga pistaaeroportin e Trabzonit në Turqinë veriore, në zonën e Detit të Zi.

Avioni u nis nga Ankaraja në orën 22.00 dhe pas fluturimit të zakonshëm ka bërë përgatitjen për t`u ulur në aeroportin e qytetit të Trabzonit, por për aryse ende të paqarta ka dalë nga pista duke u ngulur në tokë, shkruan Albeu.com.

Për fat të mirë nuk raportohet për viktima përvec disa udhëtarëve që kanë dëmtime të lehta nga përplasja.

Në deklaratat e tyre për mediat turke, udhëtarët theksojnë faktin se avioni kishte patur probleme para se ata të niseshin, por përgjegjësit e sigurisë kishin lejuar nisjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 23:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori