E dhunon për nëntë muaj 12-vjeçaren
Pëlqej
Një 12-vjeçare nga Shtipi ka përjetuar tmerr, pasi është dhunuar seksualisht nga një 32-vjeçar për 9 muaj rresht.

Vajza e kishte njohur rastësisht djalin në rrugën e shtëpisë.

Djaloshi i rritur e kishte kërcënuar madje se do ta vriste në rast se do të fliste për ngjarjen e rëndë.

Por, nëna e viktimës e ka lajmëruar policinë pasi e kishte mësuar rastin e dhimbshëm.

Përdhunuesi është dërguar përpara drejtësisë për tu gjykuar për "përdhunim me persona të mitur". /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori