“Perëndimi është fajtor për luftën”, SHBA i përgjigjet Putinit: Absurde!

Një zyrtar kryesor në Shtetet e Bashkuara i ka përshkruar pretendimet e Putinit se Perëndimi dhe Kievi janë fajtorë për luftën në Ukrainë si një “absurditet”.

“Askush nuk po sulmon Rusinë”, u tha gazetarëve këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ka një lloj absurditeti në nocionin se Rusia ishte nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër”, shtoi ai.

Vladimir Putin po mban një fjalim të madh për elitën ruse, duke vlerësuar pushtimin që ai urdhëroi një vit më parë.
Fjalimi i tij vjen pas disa lëvizjeve diplomatike me niveletë larta, duke përfshirë vizitën e paparalajmëruar të presidentit amerikan Joe Biden në Kiev. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 11:52