Serbia ndihmon Thaçin në momentin më të vështirë
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq sot ka dhënë një deklaratë befasuese pasi nuk e ka kundërshtuar një vizitë të mundshme nga Hashim Thaçi në Preshevë.

E një vizitë e mundshme e tij e shpëton Hashim Thaçin nga situata e djeshme dhe nga opinioni pasi vazhdimisht është akuzuar se po bën pazare me territorin e Kosovës.

Branbiq ka deklaruar sot se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën eventuale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë, se dhe ai së pari duhet t’i drejtohet qeverisë serbe.

“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Bërnabiq.

Kryeministrja ka shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizitë sepse është stabile dhe ka sovranitet”.

Duke komentuar incidentet të cilat e kanë përcjellë vizitën e Vuçiçit në Kosovë, ajo pretendon se edhe një herë është konfirmuar deklarata e saj e mëhershme se liderët momental të shqiptarëve të Kosovës janë të paparashikueshëm dhe se nuk i respektojnë marrëveshjet”.

“Për fat të keq ata janë politikanë të luftës, nuk janë politikanë të paqes, por ne do të punojmë sipas porosive të paqes, të cilat i ka dhënë presidenti ynë Aleksandar Vuçiç”, ka deklaruar Brnabiq.


Shtuar më 10/09/2018, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori