E bujshme: Gjykata Speciale kërkon Daut Haradinajn
Pëlqej
Edhe vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Dauti është urdhëruar të paraqitet në Hagë, bëjnë të ditura burime. Ftesa i është dorëzuar javën e kaluar, nga ekipet përkatëse të gjykatës speciale. Kështu që Daut Haradinaj është njëri nga së paku 25 komandantë lufte, që do t’i dorëzohet Hagës, ndërsa vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Burime të gazetës SHQIPTARI bëjnë të ditur se deri tash, kanë marrë urdhëresat për paraqitje në Hagë, para prokurorisë më shumë se 25 ushtarë të UÇK-së, përkatësisht epror (jo të karrierës), por të titujve dhe gradimeve që ata kanë marrë gjatë luftës në strukturën e tyre organizative, apo si njihen në zhargon, komandantë lufte. Nga ata emra që janë bërë publik deri më tash më të njohurit janë Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa-Remi, kryetari i gjykatës së luftës Sokol Dobruna etj. Emrat e disa prej atyre që kanë marrë ftesa do të njihen në vazhdim.

Pesë ish-ushtarët e UÇK-së u arrestuan nga policia e OKB-së në mesin e shtatorit, si pjesë e një hetimi për zhdukjen e katër shqiptarëve në qershorin e vitit 1999, pas luftës.

Ata ishin të akuzuar për vepra që variojnë nga vrasje deri në paraburgim të paligjshëm. Viktimat e dyshuara të tyre nuk u gjetën kurrë, shkruan AP.

Në grup ishte edhe Daut Haradinaj, që AP e konsideronte si më të shquarin nga ata që dolën para gjyqit dhe tregon se është vllau i Ramush Haradinajt e më pas si anëtar i lartë i TMK-së, si organizatë civile emergjente e udhëhequr nga ish anëtarët e forcave të UÇK-së. Ai ishte i akuzuar për burgosje të paligjshme dhe dëm të rëndë trupor, shkaktuar në pesë shqiptarë, shkruante Associated Press.

Tjetër ish-ushtar në gjykim ishte edhe Idriz Balaj, i njohur si ‘Togeri’, i cili është i akuzuar për vrasjen e katër robëve.

Haradinaj u pezullua nga TMK-ja, pasi ish-Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh ë. Bush lëshoi një urdhër ekzekutiv të veçant për atë dhe 22 ushtarë të tjerë si përkrahës të dhunës ekstremiste.

Ata u dënuan në dhjetor të atij viti, ku në total të pesë ish-ushtarët e UÇK-së u dënuan me 31 vite heqje lirie, ku Daut Haradinaj u dënua me pesë vite e gjysmë heqje lirie.
Shtuar më 17/12/2018, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori