ZYRTARE/ FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe Evropiane
"E ardhmja evropiane e Maqedonisë varet nga Marrëveshja e Përzhinos"
Në kuadër të kryesimit holandez me Bashkimin Evropian (BE) për periudhën janar-qershor të vitit 2016, në seancën e Këshillit Kombëtar për Integrime në Parlamentin e Maqedonisë ambasadori holandez në vend, Willem Wouter Plomp, prezantoi programin dhe prioritetet për punën e kryesimit të Holandës me BE-në, raporton AA.

Ambasadori Willem Wouter Plomp deklaroi se prioritetetet e presidencës holandeze gjatë kësaj periudhe janë qasja gjithëpërfshirëse e problemit të migrimit, angazhimi për sistem financiar evropian të shëndetshëm, si dhe ndryshimet klimatike dhe çështjet energjetike.

Ai theksoi se presidenca holandeze në Republikën e Maqedonisë do të punojë në krizën e emigracionit, marrëdhëniet e mira etnike, si dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes politike apo të ashtuquajturës "Marrëveshja e Përzhinos", përfshirë çështjet që do të sigurojnë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Siç tha ai, zbatimi i plotë i pikave të marrëveshjes është e rëndësishme për integrimin e vendit, sepse progresi i vendit do të vlerësohet pas zgjedhjeve të 24 prillit.

"Muajt e ardhshëm do të jenë me rëndësi esenciale për Maqedoninë në këtë kontest. Na vjen keq se në një marrëveshje të përbashkët ndërmjet të gjitha partive nuk arritën të zbatohen të gjitha pikat në kohën e duhur, por presim që të gjitha partitë politike të plotësojnë obligimet e tyre dhe të vazhdojnë në mënyrë konstruktive drejt implementimit të plotë të marrëveshjes, duke përfshirë çështjet më kryesore, si listën e votuesve dhe mundësimin e zgjedhjeve kredibile në bazë të standardeve ndërkombëtare", deklaroi ambasadori Wouter Plomp.

Plomp shtoi se situata jostabilitetit që ka përfshirë BE-në me përmasa të mëdha të migrimit janë një nga shkaqet të cilat i cënojnë vlerat e BE-së. Ai theksoi se kjo prek edhe Maqedoninë, pasi që të paktën 700 mijë persona kanë kaluar në territorin e vendit dhe ky siç tha ai, është një sfidë e madhe për një vend me resurse mesatare siç është Maqedonia.

Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, tha se disa çështje të Marrëveshjes së Përzhinos nuk janë implementuar në kohë dhe kjo marrëveshje përmban shumë vonesa. Ai shtoi se për këtë Maqedonia është treguar se nuk është e mundur të zgjidhen problemet pa ndërmjetësim evropian.

"Mendoj se shumë herët është të flitet për varrosje, që më 2 qershor deri më sot implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos kishte shumë sëmundje dhe njëra prej tyre është kronike. Por, kjo tani varet nga partitë nëse do të duan të gjejnë ndonjë zgjidhje të kësaj sëmudjes kronike apo diçka të tjetër", deklaroi ambasadori Orav.

Ai bëri të ditur se faktori ndërkombëtar do të vlerësojë situatën brenda disa javëve, ndërsa sipas tij, këto javë janë periudha më e mirë që kjo Maqedoni të realizoj reformat që nuk u realizuan në disa vite të kaluara. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori