Zaptuan vijën bregdetare me ndërtime pa leje në Sarandë, nën hetim pesë persona

Pesë qytetarë të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zona të ndryshme të rrethit të Sarandës janë proceduar nga policia në gjendje të lirë.

A.B., 39 vjeç, L. V., 62 vjeç, K. M., I. Q., 41 vjeç dhe G. P., 28 vjeç janë kapur në vijim të operacionit “ Coastline” duke kryer punime të ndryshme ndërtimi pa lejen e organeve kompetente dhe .

“Pak ditë më parë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, u goditën 11 raste të tjera të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërie në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. B., 39 vjeç, L. V., 62 vjeç, K. M., I. Q., 41 vjeç dhe G. P., 28 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, në zona të ndryshme të rrethit të Sarandës, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.