Dyshohet për "puç" shtetëror, ngrihet padi ndaj Zaev
Katër persona, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, janë të dyshuar në aksionin e madh policor "Puçi", thonë nga MPB-ja. Kundër Zaevit ngrihet padi penale për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.

Sipas dëshmive të grumbulluara në kuadër të aksionit "Puçi", sipas policisë, ish drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, gruaja e tij Sonja Verushevska, funksionari në Komunën e Strumicës Branko Palifrov dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dyshohen se përmes përdorimit të mjeteve kundërligjore të përgjimit dhe spiunimit, si dhe përmes kërcënimeve serioze ndaj funksionarëve shtetërore, kanë dashur të bëjnë puç dhe të sigurojnë shërbime të ndryshme.

Por Zaev ka përgënjeshtruar informatat se ka shantazhuar kryeministrin Gruevski me bombat, për të dakorduar Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori