Dyshime për spijunazh për 7 funksionar të lartë
Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedoni ka dyshime se shtatë persona, pesë prej të cilëve ish-funksionarë të lartë shtetëror dhe dy zyrtarë të lartë qeveritar, janë ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

Sipas agjensisë së lajmeve INA, anëtarët e komisionit të dosjeve pas verifikimit të deklaratave të tyre kanë siguruar të dhëna të tjera të dyshuara nga arkivi shtetëror dhe institucionet e tjera, që ngjallin dyshime se bëhet fjalë për persona që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Dy nga zyrtarët aktual thuhet se janë në pozicione më të ulëta nëpër ministri dhe se ata janë pjesë e strukturave të partive në pushtet.

Por, probleme kanë shpërthyer në këtë komision, pasi që dy anëtarët e komisionit Janake Vitanovski dhe Bllagoja Geshovski kanë braktisur punimet derisa sipas tyre, në krye do të jetë Tome Axhiev, i cilësuar sipas tyre, njeri i afërt me partinë maqedonase në pushtet. Por, Axhiev ka theksuar se do të udhëheq me komisioni, derisa Parlamenti nuk zgjedh kryetarin e ri.
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori