Dygjuhësia në Maqedoni nxit debate në Parlamentin Evropian
Raportuesi për Maqedoninë, Richard Hovit ka theksuar se amandamentet e përpiluara prej tij synojojnë të sigurojnë zgjidhje të ngutshme për Maqedoninë, para sesionit plenar të Parlamentit Evropian, i cili është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm në Strasburg.

Rezoluta e propozuar nga eurodeputeti britanik Richar Hovit reflekton situatën aktuale në Maqedoni, në planin e raporteve ndëretnike, zhvillimeve politike, ekonomike dhe sferën e reformave.

Projekt–rezoluta ka nxitur debate në pjesën që ka të bëjë me gjuhët, ku Hovit përmes amendamenteve ka propozuar dygjuhësinë në Maqedoni, por edhe ka nënvizuar praninë e një ultranacionalizmi. Hovit ka marrë kritika nga eurodeputetët për qasjen e tij ndaj dygjuhësisë dhe për përdorimin e termit nacionalizëm.

Evrodeputeti britanik Çarls Tanok theksoi “përse të detyrohen njerëzit të mësojnë gjuhë të dytë. Ne nuk duhet të themi se cila gjuhë duhet mësuar në ate vend”.

Ndërsa evrodeputeti dhe raportuesi Hovit sqaroi se nuk ka dyshim se gjuha e tjetrit duhet mësuar, por kjo sipas tij duhet të bëhet përmes inkurajimit dhe jo kërkesave. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2014, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori