Dyfishohet numri i të sëmurëve me grip në Maqedoni
Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 58 raste me sëmundje të gripit, që është rritje dyfish më e madhe në krahasim me një javë para kësaj, informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Incidenca e regjistruar këtë javë tregon se aktiviteti të ulet të virusitgripit. Gjatë javës së kaluar, nuk është regjistruar rast vdekjeje prej gripit. Këtë javë, në laboratorin e viruseve të ISHP kanë arritur 16 materiale për testim të gripit, të gjitha negative për praninë e virusit të influencës”, thonë nga ISHP.

Në gjithë sezonin 2018/2019, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 21.404.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, ekziston ulje e numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 10.6 për qind. Numri më i madh i personave të sëmurë janë regjistruar në Shkup, Strumicë, Kavadar, Gostivar dhe Prilep.
Shtuar më 16/05/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori