Dyert e oborrit bien mbi të, ndërron jetë një banor nga Malisheva
Pëlqej
Një banor nga fshati Kravasari i Malishevës ka gjetur vdekjen pasi që dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.


Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orëve të paradites.

Siç thuhet i ndjeri ishte duke punuar dhe për shkaqe të panjohura dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori