Dyert e NATO dhe BE-së të mbyllura për Shkupin
Pëlqej
Presidenti grek, Karolos Papulas deklaroi se për Maqedoninë do të mbetet e mbyllur dera për në NATO dhe Bashkim Evropian derisa nuk zgjidhet problemi i emrit.

Dyert e NATO-s do të mbeten të mbyllura, ndërsa procesi i integrimit në BE do të jetë i ngrirë, deri atëherë kur Shkupi insiston të mbajnë qëndrimin e pa kompromis në raport me çështjen e emrit”, deklaroi presidenti grek.

Sipas tij, Greqia mbështet një zgjidhje që shpreh realitetin në rajon. Ai këtë e deklaroi gjatë vizitës së tij në Sofje, ku u takua me homologun bullgar, Georgi Prvanov.

Shkupi e tregon tërë rajonin e tij gjeografik me emrin Maqedoni si një atdhe të kombit të tyre”, theksoi Papulas. Ai nënvizoi se Greqia mbështet integrimet euro-atlantike të rajonit të Ballkanit, me kushtin që të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga BE.
Shtuar më 18/11/2010, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori