E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Dy vite nga "Lagja e Trimave", MPB kërkon anulimin e seancës gjyqësore
Kanë kaluar plot dy vite nga ngjarja që tronditi Kumanovën në "Lagjen e Trimave", ku humbën jetën 10 pjestarë të grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë.

Gjatë këtij shkëmbimi zjarri humbën jetën Xhafer Zimberi, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Samit Kastrioit, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesella, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Nusret Kaloshi, por ende nuk ka përfunduar gjykimi edhe për disa pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur, në mesin e të cilëve janë: Enver Klain, Landrit Rustemi, Refki Dogani, Hajrush Avdia, Betim Kabashi, Shefqet Hallaqi, Bek Bajra, Fatmir Reçica, Fadil Elshani, Ardian Bujari, Esat Kafexholli, Lirim Krasniqi, Valdet Zekaj, Mirsad Qerimi, Demë Shehu, Sami Ukshini, Genci Sefa, Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi dhe Bajram Elshani.

Gjatë të shtënave humbën jetën edhe Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.

Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale "Organizatë terroriste" dhe "terrorizëm", por 29 të akuzuarit kanë thënë se nuk janë fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me rastin "Vetëtima", në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga "Lagjja e trimave", ku numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37.

Por, sërish sot ishte paraparë zhvillimi i seancës së radhës, por me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, seanca gjyqësore për "Grupin e Kumanovës" është shtyrë dhe se seanca e ardhshme është caktuar në 11 maj. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori