Dy të vdekur dhe 48 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur rastet e të infektuarëve me koronavirusin Covid 19 dhe kjo bëhet e ditur nga shifrat që po dalin nga institucionet shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të realizuara, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 711, përcjell Alsat. Sipas vendbanimeve prej 48 rasteve të reja, 11 raste janë regjistruar në Shkup, 25 në Kumanovë, një në Shtip, katër në Prilep, një në Tetovë, tre në Strugë, një në Ohër dhe dy në Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, në Shkup dhe në Strugë, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 32.

Shtuar më 10/04/2020, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori