Dy të arrestuar për "luftën" në mes të Tetovës
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tetovë.

Një zënkë mes dy grupeve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit që për fat të mirë nuk solli të plagosur apo viktima.


Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendërTetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi tha mbrëmë se kishte patur në qendërTetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Shtuar më 30/11/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori