Dy shtetasit e Maqedonisë në Zvicër janë eliminuar për 34 mijë franga
Detaje të reja janë zbuluar në rastin e vrasjes së dyfishtë të shtetasve mqedonas, i cili ndodhi në fund të marsit në një kasolleSorens të Zvicrës.

Dy maqedonasit që u vranë më 25 mars në një kasolleSorens (FR), ia kishin transferuar të hollat vrasësit që uamori jetën. Sipas “Le Matin Dimanche”, babai dhe djali, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, shkuan te fermeri zviceran për t`i marr të hollat e transferuara në një shumë prej 34,000 frangash zvicerane që i kishin paguar për t`i blerë tre traktorët.

Megjithatë, 30-vjeçari nuk ka qenë më në gjendje t`i kthejë të hollat, sepse i kishte shpenzuar paraprakisht, informon Shtegu.com. “Po përpiqemi të zbulojmë përse ai nuk kishte mundësi që të gjente ndonjë zgjidhje tjetër, përveç se t’i vriste kontraktorët dhe t’i fundoste në një gropë plehrash organikë: Ky është thelbi i hetimit”, nënvizon Marc Bugnon, prokurori përgjegjës i hetimit, cituar në gazetën e së dielës.
Shtuar më 07/04/2020, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori